English

Obama riparaqet reformën në shëndetësi

Uashington, 3 mars, NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, përmes një deklarate do të ofrojë sot një propozim të rishikuar që mund të përmbajë më shumë ide nga ligjvënësit republikanë të opozitës të cilët janë kundër legjislacionit për kujdesin shëndetësor. Ai ka pohuar se mirëpret idetë nga opozita republikane si pjesë e planit përfundimtar të rishikuar për kujdesin shëndetësor që ai do ta paraqesë sot.

Legjislacioni i propozuar nga demokratët do të zgjeronte mbulimin me siguracion shëndetësor për rreth 30 milion amerikan që nuk kanë siguracione.

Por republikanët e kundërshtojnë këtë propozim duke thënë se do të thellonte borxhet e vendit.

Ata kërkojnë hedhjen poshtë të propozimit demokrat dhe fillim e procesit nga e para.

Nga ana e tyre, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati miratuan projekt-propozime të veçanta vitin e kaluar. Por ligjvënësit nuk kanë qenë në gjendje që të dalin me një projekt-propozim final që ta dërgojnë në Shtëpinë e Bardhë për miratim.

Zëdhenësi i Shtepisë së Bardhë Robert Gibbs menjanoi detajet rreth ndryshimeve që presidenti mund të propozojë. Ai tha se presidenti dhe këshilltarët e tij vazhdojnë të punojnë deri në arritjen e vendimit përfundimtar, por ai nuk pranoi të konfirmonte njoftimet e medias se disa propozime kryesore të republikanëve do të jenë pjesë e planit.

n.e/NOA

KOMENTE