Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkëmbim zjarri, vritet 35-vjeçari
English

Shkëmbim zjarri, vritet 35-vjeçari

Prishtinë, 3 mars 2010, NOA - Një person ka mbetur i vrarë në Dardani pasi ra viktimë e një shkëmbimi zjarri, informon korrespondenti i agjencisë NOA në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën "Bill Clinton", në lagjen "Dardania" të kryeqytetit kosovar.

Policia e Kosovës i tha agjencisë NOA se viktima është Bekim Osmani, 35 vjeçar, banues në lagjen "Dardania" të Prishtinës.

Nga hetimet e para dhe dëshmitë në vendngjarje bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një përleshje ku ishin përfshirë pesë persona.

Dy persona që besohet se ishin të përfshirë në ngjarje, janë arrestuar nga pëolicia e cila tha se dyshon shumë se janë bashkëpunëtorë në ekzekutimin e Bekim Osmanit, kurse hetimet po vazhdojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

a.b/NOA

KOMENTE