English

Sot në "Qemal Stafa", miqësore me Irlandën

Tiranë, 3 mars, NOA - Në stadiumin "Qemal Stafa në kryeqytet zhvillohet sot një ndeshje miqësore e ekipit të kombëtares shqiptare me atë të Irlandës së Veriut.

Ndeshja luhet në orën 20.45 dhe do të jetë e para me një ekip të huaj në këtë stadium pas asaj të Gramozit me Realin e Madridit, e cila u pasua me incidentin e paprecedentë të ikjes së dritave për më shumë se një orë.

Nga ana e tij, trajneri i ekipit kombëtar Josip Kuzhe në prag të miqësores tha se Shqipëria do të mundohet të arrijë fitoren.

"Kjo është një ndeshje përgatitore dhe ne do të përpiqemi të fitojmë diçka. Dëshira ime si trajner është që të fitoj, ashtu si edhe e ekipit, por sigurisht që Federata na ka organizuar një ndeshje shumë të fortë. Irlanda e Veriut është një skuadër shumë e mirë, por unë do të përpiqem ta shfrytëzoj këtë sfidë për të krijuar atë atmosferë të mirë që kam kërkuar dhe për të rritur nivelin e lojës", tha Josip Kuzhe.

Ndërkohë, kapiteni Altin Lala, që rikthehet pas një viti në kombëtare, u shpreh se objektivi në grupin eliminator duhet të jetë zënia e vendit të katërt.

Problem kryesor për kombëtaren shqiptare në këtë ndeshje mbetet Lorik Cana, i cili është i dëmtuar.

n.e/NOA

KOMENTE