English

TK sjell premierën "Elektra"

Tiranë, 3 mars, NOA /Milena Selimi - Teatri Kombëtar shfaq më 5 mars, ora 19.00, tragjedinë "Elektra", me regji të Adonis Filipit. Është njoftuar këtë fundjavë nëpërmjet afisheve në hyrje të TK premiera e tragjedisë që po përgatitet për finalen që prej dy muajsh. Mësohet se vepra e Sofokliut është shqipëruar nga Lart Vasili. Interpretojnë aktorët: Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti, Monika Lubonja, Bujar Asqeriu, Elida Janushi dhe Laert Vasili, kori. Skenograf: Fatbardh Marku.

m.s/NOA

KOMENTE