English

Arrestohen dy veta për kontrabandë cigare

Pejë, 4 mars, NOA - Tre automjete të mbushura me cigare kontrabandë kanë qenë prova e duhur për të vënë në pranga tre persona nga policia e Pejës. Bëhet fjalë për një proces hetimor të nisur që prej datësh 25 shkurt, i cili konkuldoi me ushtrimin e kontrolleve në tri shtëpi dhe lokale në fshatin Tërstenik ku janë gjetur të fshehura tre automjete të mbushura përplot me duhan.

Ato janë gjetur përkatësisht në oborrin e kosovarit me inicialet A.N dhe të një gruaje me inicialet G.K.

Në vazhdimësi të kontrolleve në shtëpinë e të dyshuarës G.K janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy pushkë pa leje.

Në bazë të dyshimeve fillestare, malli i gjetur ka hyrë nga rajoni i Mitrovicës dhe destinacioni i tij ka qenë tregu kosovar.

Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetet, por njëri nga të dyshuarit është identifikuar dhe gjendet në arrati.

n.e/NOA

KOMENTE