Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frattini: Vendimi i GJND-së do respektohet
English

Frattini: Vendimi i GJND-së do respektohet

Romë, 4 mars, NOA - Italia do ta respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Një fakt i tillë është deklaruar nga ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini, në një intervistë për mediat serbe, duke shtuar ndër të tjera se vendi i tij në këtë mënyrë do të vazhdojë të mbajë qasjen e balancuar ndaj Kosovës.

Sipas Fratinit, Italia vlerëson faktin që Serbia ka vendosur që kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës ta realizojë në mënyrë ligjore dhe jo atë politike.

Më tej, ai ka shtuar se është ende herët të thuhet nëse Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2014, por ka shtuar se liberalizimi i vizave me këtë vend po funksionon në mënyrë të duhur.

n.e/NOA

KOMENTE