English

Hamilton: Shumi është një legjendë

Angli, 4 Mars NOA - "Schumacher është një legjendë", kjo është përshtypja e pilotit britanik Luis Hamilton për sa i përket pilotit gjerman të Meklaren, Michael Schumacher.

Hamilton ka deklaruar se të garosh me Shumin, është një nder pasi për të ai është një legjendë duke qenë se gjermani ka fituar 7 herë titullin kampion të Formula 1.

"Të fitosh 1 ose 2 tituj të tjerët kanë respekt, por kur ke fituar 7 atëherë je me të vërtetë një legjendë", - këto kanë qenë fjalët e Hamilton në drejtim të pilotit gjerman.

Krahas saj ai ka theksuar se të garosh përkrah Michael Schumacher është një emocion tepër i veçantë për të.

r.b/NOA

KOMENTE