Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus, Melon për Veloso
English

Juventus, Melon për Veloso

Torino, 4 Mars NOA - Arsenal vazhdon të jetë në kërkim të mesfushorit të Juventus, brazilianin Felipe Melo, ku këtë gjë e ka deklaruar dhe vetë trajneri i ekipit anglez, Venger i cili ka shprehur pëlqimin për këtë lojtar.

Juventus mund ta lërë të lirë lojtarin kjo dhe si arsye e provave zhgënjyese që ka dhënë ai në këtë kampionat. Duke parë këtë situatë, ekipi bardhë e zi është hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe emri më i përfolur në ambientet e klubit është ai i Miguel Veloso.

Portugezi sipas shtypit të atij vendi ka kohë që ndiqet nga drejtuesit bardhë e zi dhe me sa duket, ata janë në tratativa për marrjen e lojtarit.

I vetmi problem në këtë marrëveshje është çmimi i lartë i tij, për të cilin flitet se shuma për marrjen e kartonit të Veloso, kap shifrën e 30 milion eurove.

r.b/NOA

KOMENTE