English

Kriza, Greqia hidhet sot në grevë

Athinë, 4 mars, NOA - Greqia pritet të përfshihet sot në një grevë të përgjithshme kundër paketës së kursimit të publikuar nga qeveria e kryesuar nga Jorgo Papandreu në kuadrin e krizës ekonomike që ka përfshirë këtë vend. Protesta e paralajmëruar nga Partia Komuniste dhe sindikata Pame, synon të nxjerrë në shesh mijëra punonjës të cilët nuk janë dakord me paketën e masave të ndërmarra nga qeveria Papandreu, me anë të së cilës synon shpëtimin e 4.8 miliardë eurove.

Masat e kursimeve shtesë prej 4.8 miliardë eurosh nga reduktimet e shpenzimeve të sektorit publik, por edhe shtimi i të ardhurave nga taksat e reja me përfundimin e mbledhjes qeveritare iu paraqitën në formën e projektligjit parlamentit grek, i cili do ta votojë të premten dhe do të bëhet ligj i shtetit.

n.e/NOA

KOMENTE