Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miqësore, fitojnë Argjentina dhe Spanja
English

Miqësore, fitojnë Argjentina dhe Spanja

Angli, 4 Mars NOA - Janë luajtur ditën djeshme ndeshjet e fundit miqësore të ekipeve përfaqësuese para fillimit të botërorit Afrikë e Jugut 2010.

Një test mjaft të mirë kanë kaluar ekipet e Argjentinës dhe të Spanjës ku të dy ekipet kanë fituar në transfertë respektivisht me Gjermaninë dhe Francën.

Ekipi i Maradonës arriti të fitonte ndaj gjermanëve me rezultatin 1 me 0 falë golit të Higuain i cili shënoi në minutën e 45 të kësaj sfide.

Ndërsa në ndeshjen tjetër ishte ekipi i Spanjës i cili fitoi me rezultatin 2 me 0 ndaj Francës ku për to shënoi Villa në minutën e 20 dhe për të dyfishuar rezultatin mendoi Sergio Ramos.

Fitore e rëndësishme ishte dhe ajo e Anglisë e cila arriti të mundte ekipin e Egjiptit me rezultatin 3 me 1. Të parët që kaluan në avantazh ishin të ftuarit të cilët shënuan me anë të Zidan.

Më pas djemtë e Kapelos e kthyen rezultatin në favor, falë golave të shënuar nga Philips dhe një dopietë të Crouch.

Për sa i përket Italisë së Lipit ajo u ndal vetëm në një barazim pa gola me rezultatin 0 me 0 në ndeshjen me Kamerunin.

r.b/NOA

KOMENTE