English

Pranga drejtoreshës së një OJQ-je

Ferizaj, 4 mars, NOA - Pas një muaj hetimesh arrestohet drejtoresha e OJQ-së "Edhe ne jemi Kosovë" me seli në Ferizaj. Ndaj saj, ekzistonin dyshimet se persona të punësuar në këtë OJQ, kanë kryer veprën penale të mashtrimit, shpërdorimit dhe shmangie nga tatimi, të dënueshme nga Kodi Penal. Bëhet me dijeni se keqpërdorimet nga kjo OJQ dyshohet se kalojnë vlerën prej 100.000.00 euro. Në bazë të informatave që janë grumbulluar nga hetuesit, kjo OJQ ka grumbulluar donacione në vlerë të të hollave për dërgimin jashtë shtetit të fëmijëve kosovarë që vuajnë nga sëmundje që nuk mund të shërohen në Republikën e Kosovës duke i keqpërdorur këto mjete financiare.

Me urdhër të Prokurorit Publik Komunal në Ferizaj të dyshuarës i caktohet masa e ndalimit policor përderisa operacioni policor është në vazhdim.

n.e/NOA

KOMENTE