Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Në BE nuk shkohet me këngën e Rushdies
English

Rama: Në BE nuk shkohet me këngën e Rushdies

Tiranë, 4 mars, NOA - Debati i iniciuar nga Partia Socialiste për hapjen e kutive të votimit në Rruzhdie është cilësuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim si një refren, që nuk i shërben integrimit të vendit.

Sekretar për Marrëdhëniet Publike në LSI, Luan Rama, u shpreh se retorika boshe qe e shoqëron këtë debat dëshmon edhe një here se sa refraktar dhe inkoherent është qëndrimi i lidershipit socialist.

"Vendi ka nevoje për reforma qe përshpejtojnë procesin e integrimit europian, ka nevoje për pjesëmarrje ne institucionet politikbërëse dhe për kontribute qe e ndihmojnë dhe jo qe e pengojnë procesin e integrimit europian te Shqipërisë. Vendi ka nevoje për alternativa konkurruese dhe jo për gjuhë kërcënuese dhe ultimative", u shpreh Rama.

Ai theksoi se interesat e qytetarëve nuk mbrohen duke ndjekur politikën e rrugës.

m.xh/NOA

KOMENTE