English

Ruçi: Po humbet shansi që dha opozita

Tiranë, 4 mars, NOA Update - Mazhoranca po gënjen opinionin publik dhe po humbet shansin që opozita po i jep këtij vendi me propozimet e saj për zgjidhjen e krizës politike.

Një fakt të tillë e ka deklaruar në seancë plenare, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili është futur në Kuvend duke pohuar se "kriza nuk zgjidhet me procedura të ashtuquajtura parlamentare dhe as me paragjykime dhe as me anatemi", që sipas tij po e bën mazhoranca.

"Ju vendosët që megjithëse duhet të diskutohen nismat tona me një procedurë të përshpejtuar, t'i lexoni ato pas një jave dhe më vonë, në datën 18 mars", tha ai, duke e cilësuar këtë si një lajm të keq.

"Mos e humbni këtë shans që publiku kërkon të zgjidhet me rrugë politike. Pasi nëse zgjidhet në rrugë, do të jetë shumë keq për vendin", bëri ai më tej thirrje.

Më tej, Ruçi tha edhe se ky është një lajm i keq për ndërkombëtarët, të cilët presin që shqiptarët të kryejnë detyrat e shtëpisë.

n.e/NOA

KOMENTE