Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berluskoni, vizitë ekipit të tij
English

Berluskoni, vizitë ekipit të tij

Milano, 6 Mars NOA - Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, i ka bërë një surprizë mjaft të bukur ekipit të tij duke i vizituar në ambientet e Milanelos.

Berluskoni ka qenë në një drekë me të gjithë lojtarët e skuadrës dhe me trajnerin Leonardo, ku duke qenë se tashmë ato janë në prag të dy ndeshjeve tepër të rëndësishme të këtij viti, si me Romën në mbrëmje dhe me United në mesjave për Champions, ai i ka uruar atyre fat dhe fitore në këto sfida.

Pasi ka mbaruar mbledhjen me ekipin e tij, ai është pyetur nga gazetarët për rezultatin e ndeshjes së sotme, ku ekipi i Milanit ka sfidën me rivalët direkt të Romës dhe ai u përgjigj se këtë gjë do ta thotë vetëm pas përfundimit të saj.

r.b/NOA

KOMENTE