Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bllokohen disa rrugë e komuna në veri
English

Bllokohen disa rrugë e komuna në veri

Tiranë, 6 mars. NOA - Reshjet e borës që kanë rënë mbrëmjen e së premtes në zonat verilindore dhe juglindore të vendit kanë shkaktuar probleme me disa akse nacionale duke penguar qarkullimin rrugor.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në ministrinë e Brendshme, Alfred Olli tha sot për mediat se situata e rëndë u shkaktua si pasojë e uljes së menjëhershme të temperaturave e cila u shoqërua me nisjen e papritur të reshjeve të borës në zonat malore.

Sipas Ollit, reshjet e borës kanë bllokuar lëvizjet në disa akse nacionale të vendit dhe janë bllokuar disa komuna në veri.

"Si pasojë e reshjeve të borës, sot ka pasur vështirësi në akset rrugore nacionale të cilat janë të kalueshme por ka pjesë të ndryshme të cilat duhet të konsiderohen të rrezikshme dhe problematike si, Qafa e Malit në Pukë, pjesa e Qafës së Shllakut, disa zona të Malësisë së Madhe në Shkodër, disa pjesë të qarkut të Dibrës e Kukësit", u shpreh Olli.

Sipas drejtorit të Emergjencave Civile, bora ka bllokuar disa komuna në disa qarqe të vendit.

"Në qarkun e Shkodrës, kemi të bllokuar komunën e Iballës, zonë malore e rrezikuar ku qarkullohet me vështirësi. Në qarkun e Kukësit janë tre komuna të bllokuara, dhe ato tepër të thella ku dëbora ka shënuar trashësi të madhe. Në qarkun e Dibrës janë 2 komuna të bllokuara,në Lurë dhe në Kalanë e Dodës, ku rruga është e qarkullueshme deri në qendër, ndërsa rrugët mes komunave janë të pakalueshme", tha Olli.

Sipas tij, nuk ka pasur nevoja për emergjenca mjekësore të natyrave të ndryshme ose blllokime që mund të dëmtojnë jetën e banorëve.

Emergjencat Civile deklarojnë se është ngritur infrastruktura e nevojshme për normalizimin e situatës.

Kështu, po punohet me katër borëpastruese për të normalizuar qarkullimin në Qafën e Malit, ndërsa dy borë pastruese po punojnë në qarkun e Dibrës.

b.a/NOA

KOMENTE