Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Borchard: Kriza pengon vizat dhe integrimin
English

Borchard: Kriza pengon vizat dhe integrimin

Tiranë, 6 mars, NOA - Kriza politike në vend ndikon në vendimarrjen e Europës kundrejt futjes së Shqipërisë në familjen e madhe dhe sistemin e Shengenit, prandaj ajo duhet që të zgjidhet sa më parë.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ambasadori gjerman, Borchard gjatë fjalës së mbajtur në një forum për dialog ndërkombëtar në Universitetin e Vlorës "Ismail Qemali".

"Nëse nuk zgjidhet kriza rrezikohet integrimi i vendit. Nuk jemi të kënaqur me ecurinë e deritanishme të parlamentit shqiptar", deklaroi konkretisht përfaqësuesi i Gjermanisë zyrtare në Tiranë.

Sipas tij, Gjermania dhe në tërësi Bashkimi Evropian janë të interesuar për zgjidhjen sa më parë të krizës politike në vend, duke pohuar saktësisht se "inkurajojnë me ndihmën e tyre zgjidhjen e situatës dhe gjithçka tjetër, e cila ndikon në ngadalësimin e procesit si të integrimit të Shqipërisë drejt Europës si dhe në liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian".

Gjithsesi, në fund të fjalës së tij, ai ka shprehur sigurinë se e ardhmja e Shqipërisë është në familjen europiane dhe se Gjermania nga ana e saj, e mbështet zgjerimin e BE-së, duke nënkuptuar mbështetjen ndaj vendit tonë.

n.e/NOA

KOMENTE