Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Crvenkovski: Rrezik ndryshimi i Kushtetutës
English

Crvenkovski: Rrezik ndryshimi i Kushtetutës

Shkup, 7 mars, NOA - "Takimi i liderëve për ndryshimet kushtetuese nuk është iniciuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, por nga faktori ndërkombëtarë", theksoi kreu i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. "Qeveria përfundimisht ka pranuar se gjendja e gjyqësorit në Maqedoni është katastrofale. Ka presion serioz nga ana e partive politike mbi gjykatësit dhe që në vend ekziston gjyqësi tejet e partizuar. Këtë gjë ne po e themi prej vitesh, të njejtën po e thonë dhe mediat, opinion si dhe faktori ndërkombëtar", deklaroi Crëvenkovski.

Ai paralajmëroi se do të marrë pjesë në këtë takim të liderëve, për të biseduar për këtë çështjes serioze. "Dua t'ua bëj me dije se çdo ndryshim i Kushtetutës sjellë rreziqe se do të paraqiten edhe shumë kërkesa në pjesë tjera të Kushtetutës, dhe pa një përgatitje të mirë, e gjithë procedura e ndryshimeve mund të jetë jo produktive", theksoi Cërvenkovski. Kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëroi se do të konvokojë takim liderësh që t'i dëgjojë mendimet dhe propozimet e partive të tjera për propozimin qeveritar për ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor.

Qëllimi është që të ndërmerret një pjesë e madhe e përvojave të huaja dhe të dalin gjykatës me integritet më të madh, tha Gruevski pas vizitës në disa fshatra të Tetovës dhe Gostivarit. "Që si opozitë kemi thënë publikisht se është lëshim i madh që numri i gjykatësve që zgjedhen nga vetë gjykatësit në Këshillin gjyqësor nuk është më i lartë. Kjo ndikon negativisht në punën e Këshillit gjyqësor", tha Gruevski.

NOA-INA

KOMENTE