English

Dashuri elefantësh, shkatërrohen 20 limuzina

New Delhi, 6 mars, NOA - Një elefant dasme me qira në një martesë tradicionale në Indi ka shkatërruar njëzet limuzina në tentativë për të arritur një elefante. Elefanti, sipas agjencisë së lajmeve Ananova, ka shkaktuar dëme në mbi 200 milion euro. Duket se elefanti ka humbur qetësinë, kur ka nuhatur "parfumin" e një elefanteje lidhur me zinxhirë në një fushë vetëm pak distanca larg.

Për fat të mirë, gara e elefantit të dashuruar përfundoi pa viktima, me përjashtim të dëmtimit të limuzinave të dasmorëve dhe të disa dëme materiale brenda një qendre tregtare aty pranë.

Kanë qenë agjentët e policisë, të pajisur me armë speciale me ilaç anestezik që kanë bërë të mundur ndalimin e elefantit.

a.k./NOA

KOMENTE