Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
'E kuqja e demave', CD-roman
English

'E kuqja e demave', CD-roman

Tiranë, 6 mars, NOA - Shtëpia Botuese "Ideart" do të hedhë në treg romanin e shkrimtares Mira Meksi, i vlerësuar si një nga tri librat më të shitur në Panairin e Librit 2009 duke përuruar këtë herë CD-roman me zë të lexuar nga autorja. Është hera e parë që libri-roman vjen për lexuesin në një formë të tillë komunikimi, i cili vlerëson leximin sipas autores, larg formave teatrale interpretuese. Leximi i saktë dhe i qartë, sipas konceptit të shkrimtares sjell një bashkëveprim me lexuesin duke e bërë atë më të afërt në një botë spirituale, rrëfyer prej saj në një qytet legjendash në Spanjë.

Takimi i shkrimtares Mira Meksi me lexuesit do të mbahet më 08 ars 2010, ora 17.00 - 20.00, CityPark - Holli Qendror. Takimi përmban këto veprimtari:

Intervistë, përurim i CD "E kuqja e demave" - roman me zë lexuar nga autorja; nënshkrim i librave-autografe, hapësirë për median.

Romani "E kuqja e demave" tregon për një qytet legjendash në Spanjë, ku murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit…

Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi, me romanin e saj "E kuqja e demave", përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen egrasi Dashuria dhe Vdekja.

Kritika për romanin nga Shpëtim Doda: "E kuqja e demave" është një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të bollshme, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve, e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit. Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfimtarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht drejt leximit të saj. Madje, më tepër sesa një here".

Autorja Mira Meksi ka mbaruar studimet e larta për filologji frënge dhe hispanike. Është e njohur si përkthyese e Dumas-së, Yourcenar-it, Duras-it, Borges-it, Marquez-it, Paz-it, Cortazar-it, Neruda-s, etj dhe si autore romanesh, përmbledhjesh me tregime e librash për të rinj dhe fëmijë. Mira Meksi është kryeredaktore e revistës letrare "Mehr Licht!".

m.s/n.e/NOA

KOMENTE