Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevski dhe Cërvenkovski, në garë se cili ka qenë më antishqiptar
English

Gruevski dhe Cërvenkovski, në garë se cili ka qenë më antishqiptar

Shkup, 6 mars, NOA - Dy partitë më të mëdha maqedonase në Maqedoni, kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella, për atë se kush ma shumë u ka bërë dëm shqiptarëve në këtë shtet. Partia VMRO-DPMNE e cila udhëhiqet nga kryeministri aktual, Nikolla Gruevski, akuzon partinë tjetër rivale LSDM-në për incidentin në Bit Pazar, në vitin 1993, ku sipas VMRO-DPMNE-së u ushtrua dhunë brutale ndaj shqiptarëve.

Sipas partisë së Gruevskit, prej asaj periudhe ka filluar rrënimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Ndërkaq, nga partia e Cërvenkovskit, thonë se incidenti i Bit Pazarit nuk është asgjë nëse krahasohet me luftën e 2001-it dhe viktimat e rëna gjatë asaj periudhe.

"Sado që Gruevski dhe VMRO-DPMNE të mundohen të futin në konfuzion opinionin me transmetimin e spoteve nga e kaluara, mbrëmë Gjorçe Petrovin, sot Bit Pazarin e nesër ndoshta Kuklishin, ajo nuk është asgjë në krahasim me vetëm një shembull, Konfliktin e vitit 2001, qeverinë e Lubço Georgievskit, dorën e djathtë e tij, Nikolla Gruevskin, viktimat në civilë, personat e zhvendosur, skenarët për ndarje të Maqedonisë, ide prej të cilave Gruevski asnjëherë nuk hoqi dorë", tha zëdhënësi i LSDM-së, Emilijan Stankoviç.

Më 4 shtator 1992, në vendin e ashtuquajtur në Bit Pazar, policia maqedonase u përlesh me qytetarët e pafajshëm të nacionalitetit shqiptar dhe rrezikoi jetën e tyre dhe integritetin fizik. Prapavija e ngjarjeve të Bit Pazarit nuk u ndriçua asnjëherë.

NOA-INA

KOMENTE