Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet arsenal i madh armësh
English

Kapet arsenal i madh armësh

Tepelenë, 6 mars, NOA - Tetë arka me 11 520 fishekë janë sekuestruar sot nga policia e qarkut Gjirokastër në fshatin Dukaj të qytetit të Tepelenës. Sipas policisë sasia e madhe e municioneve luftarake ka qenë e hedhur në anë të rrugë lokale të fshatit Dukaj. Ndërkohë nuk dihen ende emrat e personave që i kanë pasur ato.

Policia sqaron se rreth orës 08.00, Forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë "në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative se në fshatin Dukaj të rrethit Tepelenë në anë të një rruge në dalje të fshatit për në mal, ndodheshin disa arka druri ku brenda tyre kishte arka metalike të mbushura me fishekë luftarak".

Brenda arkave ka pasur nga dy kuti metalike të mbushura me fishekë luftarak model 56, ku secila kuti kishte nga 720 fishekë, gjithsej 11.520 fishekë.

"Fishekët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po punohet nga ana e policisë së Tepelenës për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës.

m.xh/NOA

KOMENTE