English

Merkel: Të mos përfitohet nga kriza greke

Berlin, 6 mars, NOA - Askush nuk duhet të përfitojë nga kriza ekonomike greke dhe se spekulantët që po abuzojnë rreth saj, duhen ndëshkuar.

Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri grek, Jorgos Papandreu pas një takimi mes tyre në Berlin, mbi mundësitë për ndihmë ndaj Greqëisë, që ajo të dalë nga kriza.

"Duhen kufizuar veçanërisht biznese të tilla, të cilat synojnë dëmtimin e stabilitetit të shteteve të veçanta", tha kancelarja Merkel duke iu referuar të gjithëve atyre që duket se duan të rrënojnë Greqinë.

Më tej, ajo ka vlerësuar paketën e kursimit të publikuar nga qeveria e Athinës, i cili synon sigurimin e 4.8 miliardë eurove, duke e cilësuar atë si "një përpjekje të madhe për kapërcimin e krizës".

"Takimi ynë i shërben deklarimit të një miqësie të vërtetë mes dy vendeve tona dhe asaj se ne dëshirojmë t'i përmirësojmë gjërat. Unë jam shumë mirënjohëse që me një kurajo të tillë, më një përpjekje të tillë qeveria greke dhe parlamenti grek i kanë pranuar sfidat", mësohet të ketë deklaruar Merkel pas takimit me Papandreun.

n.e/NOA

KOMENTE