Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paqja me partnerin, në një zonë truri
English

Paqja me partnerin, në një zonë truri

Harvard, 6 mars, NOA - Në trurin tonë ka një zonë e quajtur "pajtuese", e cila aktivizohet pas një "lufte" dhe lejon largimin e humorit të keq pas një konflikti, sidomos me partnerin tuaj. Kjo zonë ndodhet në lëvoren e trurit dhe u zbulua nga një ekip psikologësh i kryesuar nga Christine Hooker, në universitetin e Harvardit, një hulumtim ky i botuar në revistën "Psikiatria Biologjike".

Sipas tij, pas një grindje, truri ka në dispozicion mjete për të vendosur paqen. Në fakt, ekspertët e kanë lidhur veprimtarinë e lëvores laterale paraballore me shkallën e ndjeshmërisë emocionale pas një lufte.

Nëse aktivizon këtë zonë nervore, atëherë është e sigurt se ne do të mbetemi të ngrysur dhe të vrazhdë pas një luftë.

Por nëse, kjo zonë është aktivizuar intensivisht pas një zënke, juve do t'ju kthehet shpejt humori i mirë.

Ekspertët besojnë se rregullimi i funksionimit siç duhet të kësaj zone kortikale mund të jetë një mënyrë për të trajtuar njerëzit që janë shumë të prekshëm emocionalisht në ngjarje intensive.

n.e/NOA

KOMENTE