Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Shqipëria po rrëshqet
English

PS: Shqipëria po rrëshqet

Tiranë, 6 mars, NOA - Partia Socialiste denoncoi sot situatën alarmante të rrëshqitjes së tokës në disa zona të vendit. Deputeti i PS-së, Besnik Baraj u shpreh se qeveria nuk ka organizuar asnjë mbledhje për të marrë masa dhe për ti paraprirë situatës.

"Toka nuk po i rrëshqet nën këmbë vetëm Sali Berishës, por gjithë shqiptarëve për shkakun e Sali Berishës. Rrëshqitja e tokës në vend tashmë është bërë lajm i përditshëm frikësonjës", u shpreh Bare.

Ai theksoi e në çdo cep të vendit njerëz ankohen për shtëpitë e çara e të shkatërruara, pasuritë e rrënuara nga rrëshqitjet janë të kudondodhura.

"Së fundmi po rrëshqet e po shkatërrohet dhe Apolonia e lashtë, që qëndroi aty pa rrëshqitur për mëse 2000 vjet. Ne nuk besojmë se Qeveria do thotë se reshjet e sivjetme janë më të mëdhatë në 2000 vjetët e fundit siç tha në 2007, se thatësira e atij viti nuk kishte ndodhur vetëm 1500 vjet më parë", u shpreh Bare.

Ai theksoi se asnjë analizë e Qeverisë nuk është bërë për këtë situatë alarmante dhe se investimet anti-erozion janë të papërfillshme dhe krejt të padukshme.

"Sali Berisha me megalomani flet për 20 milion rrënjë ullinj që do të mbjellë. Këto janë vetëm gënjeshtrat e këtij njeriu, të ngjashme me Shqipërinë e internetit, apo Shqipërinë superfuqi energjetike", tha Bare, duke shtuar se "Shqipëria dita ditës rrëshqet, Saliu e Qeveria rrinë të qetë".

m.xh/NOA

KOMENTE