Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turizmi shqiptar e ai italian, përballja dhe ndërthurja e dy realiteteve
English

Turizmi shqiptar e ai italian, përballja dhe ndërthurja e dy realiteteve

Nga i dërguari ynë në Itali

Salerno-Napoli, Itali 6 Mars NOA - Në misionin e tij për të kontribuuar në zhvillimin dhe nxitjen e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, Universiteti Europian i Turizmit (EUFT), i cili ka hapur sakaq edhe dy filiale të tij në Itali, organizoi pak ditë më parë një udhëtim me studentë, gazetarë dhe kameramanë të disa mediave shqiptare dhe italiane, në jug të Italisë.

Udhëtimi një javor pati si qëllim njohjen nga afër të një rajoni gjeografikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht të afërt me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në ditën e parë të udhëtimit të tyre, grupi i përbërë nga së paku 25 persona, u prezantua me qytetin Torre del Greco, një qytet sa i lashtë aq edhe atraktiv, sidomos sa i përket të dhënave turistike.

Në një tavolinë pune që mblodhi së bashku ekspertë të ndryshëm që operojnë në këtë fushë, të rinjtë shqiptarë mundën t'i jepnin përgjigje pyetjes se përse për të bërë turizëm ka nevojë për kooperimin e kaq shumë grupeve të interesit, duke nisur që nga njësia administrative e zonës, biznesmenë, profesionistë etj.

Prof. Dr. Salvatore Messina, rektor i EUFT-së, pohon se nga të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, në 15 vitet e ardhshme, Europa do të shënojë hyrjet më të mëdha të turistëve, që do të zgjedhin destinacionet e ndryshme, mes të cilave ofrohet edhe Shqipëria.

Megjithatë, sipas tij, kontinenti i vjetër duhet të ndryshojë sjelljen dhe politikat, në mënyrë që sfida me të cilën përballet sektori turistik që sjell më shumë të ardhura për vendin dhe banorët e tij, të menaxhohet sikurse duhet.

"I duhet dhënë oksigjen kësaj industrie, në të kundërt betejën, sikurse raportojnë statistikat më të fundit botërore, do ta fitojë Azia", tha ai në fjalën e tij në këtë tryezë.

Duke nisur me ndërtimin e hoteleve të qëndrueshëm, politikave që ruajnë mjedisin, ngritjen e një policie turistike, dhënien prioritet të bizneseve të mëdhenj e të vegjël, edhe Shqipëria, sipas të pranishmëve, mund të shënojë progres të dukshëm në këtë fushë, aq më tepër në situatën aktuale, kur vendi pret të bëhet pjesë e BE-së dhe direktivat për turizmin pritet të jenë gjithnjë e më konkrete.

Në këtë qytet u prezantua gjithashtu nisma më e re e Universitetit Europian për Turizmin, çelja e një filiali të tij, kësaj radhe i dyti në Itali. EUFT bëhet kështu Universiteti i parë shqiptar që mund të shijojë frytet e filialeve të tij edhe jashtë vendit, aq më tepër në një shtet me tradita universitare, sikurse është Italia.

Për Prof. Dr. Vicineli-n, nga Secondo Universita di Napoli, turizmi mund të ecë përpara në objektivat që ne do t'i vendosim vetes, vetëm me ndihmën e universiteteve të tillë, që prodhojnë çdo vit ekspertë të fushës, që deri tani i kanë munguar Shqipërisë.

Gjatë udhëtimit të tyre, të rinjtë shqiptarë të ftuar nga EUFT në këtë eksperiencë që ishte mes të tjerash edhe shkëmbim kulturor mes dy vendeve, u njohën edhe me Compleso Monumentale Del Convento di Sant'Antonio, një muze në zonën e Paestum-Capaccio, ku aktualisht janë duke zhvilluar Masterin e Nivelit të Dytë studentët e EUFT-së, në Politikat e Turizmit të Qëndrueshëm.

Në këtë zonë të pasur që mbrohet nga UNESCO, është bërë sakaq publik konkursi i ideve për arkeologjinë, me një fond prej 1 milion eurosh, për restaurimin e Torre del Mare.

Të tilla projekte do nisin të marrin seriozisht jetë edhe në vendin tonë, sidomos me qasjen e Shqipërisë në Komunitetin Europian.

Drejtoresha e muzeut në fjalë, Marina Cipiana, konfirmoi gjatë fjalës së saj se së shpejti do të vijë në Shqipëri, për të qenë pjesë e stafit të kualifikuar akademik të EUFT-së.

Ndërkaq, pasi vizituan nga afër Palace de Vargas, ku humanisti Giambattista Vico ka ushtruar aktivitetin e tij të pashoq e ku dorëshkrimet e të cilit ruhen në origjinal, studentët dhe gazetarët iu drejtuan Parkut më të madh Kombëtar të Italisë, Parco Nazionale del Cilento e Del Vallo di Diano.

Presidenti i këtij parku, Amilcane Troiano, në një bashkëbisedim të rastit, bëri me dije se falë një ekosistemi natyror që ata e ruajnë me fanatizëm, në këtë park jetojnë 1/3 e kafshëve dhe ½ e bimëve në të gjithë Europën.

Më mbresëlënës është fakti se si ia dalin të bashkëpunojnë kaq mirë 80 komunat e këtij parku, që numërojnë gjithsej 270 mijë banorë, në një sipërfaqe prej 181km/2.

"Ne punojmë se bashku për të ruajtur natyrën, madje edhe nëpër shkolla ka edukim ambiental", shpjegoi Troiano, sipas së cilit në këtë zonë po punohet për një projekt për energjinë e rinovueshme.

Në Itali, 11% e territorit është territor i mbrojtur.

Eksperiencës së tyre nuk i mungoi as vëzhgimi me imtësi i një prej hoteleve më luksozë në Capaccio, siç është Hotel Ariston, me 5 + 1 yje.

Pronari i tij, Gianluigi Barlotti, tregoi nga afër se përse për ta është kaq e rëndësishme respektimi i natyrës.

Në fakt, duhet të themi se deti ndodhej rreth 500 metër larg nga hoteli, ku çdo fundvit organizohen mbrëmjet e Vitit të Ri të stafit të panumërt të RAI-t.

"Sfida jonë është të zgjasim sa më shumë të jetë e mundur sezonin turistik dhe po tregojmë se po ia dalim, pasi në dimër kemi përveç vizitorëve, shumë organizime festash e banketesh", tha ai, duke nguluar se hotelet nuk mund të presin të mbijetojnë vetëm falë fitimeve të stinës së ngrohtë.

Duke parë nga afër dhe duke dëgjuar mbi eksperiencat dhe këshillat e profesionistëve të turizmit që punojnë e prodhojnë ide në vende ku ndërthuren bukur, sikurse në Shqipëri, natyra e mrekullueshme, kultura e lashtë dhe miqësia e banorëve, grupi i të rinjve dhe gazetarëve e kameramanëve të ftuar nga EUFT, ka tani shansin ta shohë nën një tjetër dritë e optikë zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

a.k/e.l/noa

KOMENTE