English

Vritet në mes të bulevardit një 38-vjeçar

Pogradec, 6 mars, NOA - Qëllohet me plumb nëkokë dhe më pas gjendet i vdekur, mu në bulevardin kryesor të Pogradecit nga kalimtarët e tmerruar nga skena e pergjakshme.

Fjala është për 38-vjeçarin Festim Çekiçi, icili është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin juglindorme një pistoletë, poseduesi i së cilës ende nuk është identifikuar nga policia.

Ngjarja është bërë me dijeni nga burimetpolicore të Pogradecit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilëve viktimaÇekiçi është nga fshati Starovë i këtij qyteti.

Mësohet se kanë qenë kalimtarët që e kanëgjetur të vdekur trupin e pajetë të 38-vjeçarit në bulevard, ndërsa më pas kanëshkuar forca të shumta policie dhe ka nisur

menjëherë hetimi për të zbardhur ngjarjen eplotë.

Pista e parë e ngritur është ajo e eliminimittë Çekiçit për shkak të borxheve të shumta që ai kishte krijuar pasi kohët efundit luante në lojërat e fatit duke lënë shuma të mëdha parash.

Por nuk përjashtohen as pista të tjera, për tëcilat grupi hetimor është duke shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe faktet.

n.e/NOA

KOMENTE