Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fitore e rëndësishme për Juventus
English

Fitore e rëndësishme për Juventus

Firenze, 7 Mars NOA - Ka ardhur një fitore tepër e rëndësishme për skuadrën e Juventusit e cila në sfidën që kishte me Fiorentinën arriti të fitonte me rezultatin 2 me 1 në transfertë.

Bardhë e zinjtë e Zakeronit kaluan të parët në avantazh që në fillimin e garës më saktësisht në minutën e dytë të saj ku braziliani Diego arriti të shënonte një gol mjaft të bukur.

Më pas në minutën e 32 të pjesës së parë Fiorentina arriti të çonte rezultatin në baraspeshë me Marchionin, kjo falë dhe një mosmarrëveshjeje midis De Celies dhe portierit të Juventusit, Maninger.

Më pas ndeshja dukej se do të përfundonte në një rezultat të barabartë, por për të ndryshuar këtë gjë mendoi, Grosso i cili pasi zëvendësoi De Celien në pjesën e dytë të ndeshjes, arriti të shënonte duke kaluar ekipin e tij në avantazh dhe duke bërë të mundur që Juventus të merrte një fitore tepër të rëndësishme, në një fushë të vështirë siç është ajo e Firenzes.

r.b/NOA

KOMENTE