English

La Liga, Reali arrin Barçën

Spanjë, 7 Mars NOA - Lionel Messi ka arritur të shmangë humbjen e ekipit të tij të Barcelonës, por nuk ka shmangur dot fitoren e Realit të Madridit i cili tashmë e ka arritur ekipin blaugranë në klasifikimin e kampionatit spanjoll.

Barça nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 2 me 2 me skuadrën e Almerias ku Messi i është përgjigjur më së miri të dy golave të shënuar në fillim me Cisma dhe më pas një autogoli nga Puyol.

Për tu përmendur në këtë ndeshje është largimi me kartonin e kuq për suedezin Ibrahimoviç i cili e la skuadrën e tij me dhjetë lojtarë.

Në krahun tjetër Reali i Madridit ka arritur të kthejë rezultatin në favor të saj pasi ata pësuan dy gola në disfavor nga ekipi i Sevilias.

Madrlienët shënuan me anë të Crstiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Van der Vart ndërsa të ftuarit realizuan me Dragutinovic dhe një autogol të Xabi Alonso.

Me këto rezultate të këtyre ndeshjeve Reali ka rritur Barcelonën në klasifikimin e përgjithshëm duke bërë të mundur që të dy ekipet të jenë me pikë të barabarta.

r.b/NOA

KOMENTE