Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sa e dëmton kriza greke Maqedoninë?
English

Sa e dëmton kriza greke Maqedoninë?

Shkup, 7 mars, NOA - Ekspertët për çështje ekonomike janë të ndarë lidhur me ndikimin që mund të ketë kriza e ekonomisë greke në ekonominë e brendshme në Maqedoni. Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, po shqyrton të gjitha mundësitë për të nxjerrë vendin nga gremina e rëndë ekonomike. Shqetësimi mbi perspektivën ekonomike të Greqisë vazhdon të thellohet prej barrës së rëndë të borxhit publik dhe varësisë së sektorit bankar grek ndaj Bankës Qendrore Evropiane.

Duke qenë se lidhjet tregtare dhe financiare me vendet e tjera të Evropës Juglindore janë të thella, disa analistë kanë shprehur shqetësimin se kriza e Greqisë mund të infektojë këto vende.

Totali i kredive të dhëna vendeve të rajonit prej bankave Greke është afërsisht 55 miliardë Euro. Katër bankat më të mëdha Greke mendohet të kontrollojnë: 40 për qind të tregut në Maqedoni, 35 për qind në Shqipëri dhe vende tjera.

Ish-ministri i financave dhe eksperti për çështje ekonomike, Xhevdet Hajredini vlerëson se kriza ekonomike greke mund të reflektohet në Maqedoni në mënyrë shumë më negative.

"Mund të ketë reflektim të madh negativ, për shkak se raportet ekonomike mes Maqedonisë dhe Greqisë janë në intensitet të lartë, edhe atë për shkak të pranisë së kompanive greke në Maqedoni si pronarë të disa kapaciteteve industriale dhe në sistemin bankar", ka theksuar Hajredini.

Sipas tij, banka më e madhe në Maqedoni "Stopanska Banka" është pronë e bankës më të madhe nacionale greke. "Kështu që gjitha masat që i merr Greqia kundër krizës, nuk përjashtohet mundësia që nëpërmjet kësaj banke të ketë pasoja edhe Maqedonia. Kësaj situate i shtohen edhe raportet ekonomike komerciale ndërmjet dy vendeve, ku Maqedonia eksporton dhe importon nga Greqia", ka theksuar ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini.

Nga ana tjetër, eksperti ekonomik, Den Donçev ka theksuar se nuk priten tronditje në ekonominë e Maqedonisë nga kriza greke. "Edhe ato investime greke në vend janë pak më të vogla, dhe nga kjo nuk mund të priten tronditje të mëdha në ekonominë vendore. Por mund të pasojë zvogëlimi i bashkëpunimit ndërkufitar për shkak të krizës", ka theksuar Donçev. Qeveria e Maqedonisë pritet të jap sqarime konkrete lidhur me gatishmërinë e saj për të përballuar krizën e vendit fqinj.

NOA-INA

KOMENTE