Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shamku: Qeveria po pushon mësuesit
English

Shamku: Qeveria po pushon mësuesit

Tiranë, 7 mars, NOA - Partia Socialiste ka zgjedhur ditën e 7 Marsit për të akuzuar qeverinë për largimet nga puna të mësuesve. Deputetja e PS-së, Ledi Shamku, u shpreh se kjo qeveri po e kthen arsimin shqiptarë në stade primitive.

"Kjo qeveri po pushon nga puna mijëra mësues, dhe po e kthen arsimin shqiptar në stad primitive, në një kohë kur bota ecën në binarët e Teknologjisë së Lartë. Ajo madje po i heq kuptimin dhe vlerën vetë dijes. Ky është 7 Marsi i akullt i Shqipërisë në krizë, e megjithatë ju vazhdoni të luftoni", tha Shamku.

Ajo theksoi se kombi u detyrohet shumë arsimtarëve për kontributin që japin në edukimin e brezave.

"Sot ju falenderojmë ju edukatorë brezash, që vijoni t'i jepni dinjitet e dituri bijve tanë, pavarësisht se kjo qeveri e dhunës e shkallmon përditë dinjitetin tuaj.

Ju falenderojmë ju arsimtarë, të vjetër e të rinj, që ja dilni të mbillni dijen në mendjet e fëmijve tanë e t'i mbroni sa mundeni këto mendje nga dëmi i teksteve, alter-teksteve e pseudoteksteve që po prodhon injoranca e qeverive më regresive të këtyre dy dekadave", u shpreh Shamku .

m.xh/NOA

KOMENTE