English

Sulm huligan fëmijëve shqiptarë, dënohet "Komiti"

Lëvizja Qytetare ZGJOHU: "Komitët vazhdojnë të sillen ashtu siç janë sjellur të parët e tyre kur kanë ardhur në këto troje gjatë shekullit të VII, me barbarizma, duke shkatëruar çdo gjë para vetes"

Shkup, 7 Mars NOA - Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon ashpër sulmin barbar të huliganëve maqedonas të ashtuquajtur "Komiti" kundër fëmijëve të pafajshëm shqiptarë që ndodhi ditën e shtunë në sheshin e Shkupit pas ndeshjes futbollistike Rabotniçki - Vardar dhe kërkon që shkaktarët të përballen me ligjin ditë më parë.

Lëvizja ZGJOHU! përkujton autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ky grup i huliganëve është po i njejti grup që dhunoi banorët e pafajshëm të Nerezit në shtator të vitit të kaluar duke cenuar jetën dhe pronën e tyre si dhe janë po të njejtët huliganë që u amnestuan nga autoritetet për terorin e paparë ndaj qytetarëve të pafajshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme në vend që t'i arrestojë menjëherë, luante futboll dhe shoqëroheshte me këta huliganë të egër të ikur nga kafazët e kopshtit zoologjik, konstaton Lëvizja.

Ajo thekson se asnjë rrahje, asnjë enciklopedi, asnjë imponim, asnjë manipulim që ka për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga Kumanova dhe Shkupi si dhe asnjë proekt tjetër nuk do të arrijë t'i zhduk shqiptarët nga trojet e tyre shekullore, andaj ZGJOHU! porosit proektuesit e këtyre provokimeve që të heqin dorë nga qëllimet e tyre djallëzore që mëtojnë t'i realizojnë me metoda shtazarake!

Lëvizja ZGJOHU! apelon deri te autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorit Publik që urgjentisht të ndërmarrin masa kundër huliganëve që terorizojnë qytetarët e pafajshëm dhe haptazi shfaqin urrejtje ndëretnike duke nxitur mosdurim midis komuniteteve.

Sulmuesit që në mënyrë të turpshme cenuan jetën e një 11 vjeçari duhet që urgjentisht të marrin dënimin e merituar, - apelon Lëvizja.

Kurse në përfundim, konsideron se "komitët vazhdojnë të sillen ashtu siç janë sjellur të parët e tyre kur kanë ardhur në këto troje gjatë shekullit të VII, me barbarizma, duke shkatëruar çdo gjë para vetes".

z.r.e.l/NOA

KOMENTE