Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
8 Marsi, Ksera: Gratë, prioriteti ynë
English

8 Marsi, Ksera: Gratë, prioriteti ynë

Tiranë, 8 mars, NOA - Numri i grave të papuna po rritet ndjeshëm vitet e fundit dhe një prej shkaqeve është privimi i tyre në tregun e punës. Sipas të dhënave të ministrisë së Punës, është rritur shkalla e vështirësisë tek gratë për të gjetur një vend pune, në raport me meshkujt.

Për këtë arsye, prioritet i ministrisë mbetet nxitja e punësimit të grave. Sipas ministrit të Punës, Spiro Ksera, ministria e Punës, programi i nxitjes së punësimit të grave, konceptohet prioritar ndaj programeve të tjera, për vetë specifikën që kanë punëkërkueset e kësaj kategorie, të cilat janë gra në nevojë dhe që e kanë shumë të vështirë të integrohen në tregun e punës.

"Çdo vit buxheti i shtetit ve në dispozicion të këtyre programeve mesatarisht 200 milion lekë të reja , që përkthehen në punësim të rreth 2500 personash vetëm nga këto programe, nga të cilët 80% janë gra", u shpreh Ksera në aktivitetin e organizuar me rastin e 8 Marsit në hotel Tirana.

Sipas Kserës, qeveria do të zbatojë të gjitha sanksionet që parashikon ligji "Për Barazinë Gjinore në Shoqëri", si dhe "Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore për shfaqje të diskriminimit në tregun e punës, ndaj mungesës së respektimit të të drejtave të grave në jetën politike, ekonomike e sociale.

Ksera ka theksuar se rritja e pjesëmarrjes së saj në vendimmarrjen politike dhe publike është konsideruar si një nga arteriet kryesore të këtij fuqizimi, së bashku me rritjen e aksesit për punë, për formim profesional dhe përmirësim të infrastrukturës sociale. Aksioni kombëtar për garantimin gjithnjë e më të mirë të të drejtave të grave është përqendruar në hartimin dhe plotësimin e kuadrit të nevojshëm politiko-ligjor, atij institucional, ngritjes së kapaciteteve, ndërmarrjes së fushatave sensibilizuese- ndërgjegjësuese, monitorimin në vijimësi të procesit.

"Falë përpjekjeve të bëra në këtë drejtim dhe veçanërisht hartimit dhe implementimit të Ligjit "Për Barazinë Gjinore në Shoqëri" dhe Kodit Zgjedhor lidhur me kuotën gjinore u arrit që në zgjedhjet e fundit parlamentare përfaqësimi i gruas të rritet nga 7% në 16%, duke shënuar progresin e parë në këtë drejtim", u shpreh ministri. Në aktivitetin e organizuar me rastin e 8 marsit merrnin pjesë dhe diplomatë të huaj, kryetari i delegacionit të Komisionit Evropian Helmut Lohan dhe ambasadori spanjoll Manuel Montobio

b.a/NOA

KOMENTE