Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arsyet, pse dështoi Avatar në garën Oskar
English

Arsyet, pse dështoi "Avatar" në garën Oskar

SHBA, 9 mars, NOA - Filmi i James Cameron "Avatar", arriti të thyej rekorde për fitimet financiare, por nuk mori vlerësimin e jurisë në ceremoninë e çmimeve Oskar. Mediat amerikane, në krahasimin që bëjnë për filmin, thonë se në ceremoninë mondane Oskar, filmi që mori shumë të ardhura, u bë objekt humori.

Sipas analizës së kritikëve të kinemasë në mediat amerikane, pikat e dobëta të filmi gjenden lehët. Kështu, filmi me sfondin blu për shumë kënd nuk duket diçka serioze.

Krijesat e çuditshme që janë dhe personazhet e filmit, për një pjesë të kritikëve janë animacione të imituara keq.

Sipas gazetës "Los Angeles Times", "dështimi i filmit është se anëtarët e akademisë ende e kanë të vështirë për të besuar se filmat e krijuar dhe skalitur në kompjuter, mund të jenë po aq të denjë dhe artistikë si filmat e modës së vjetër".

Kjo ka qenë dhe frika e regjisorit, Cameron gjatë ceremonisë, se filmi i tij nuk është marrë seriozisht si një film "aktori". Ai gjatë gjithë kohëve të fundit ka bërë fushatë për të përhapur idenë se aktorët që veprojnë në ekranet kompjuterike dhe që janë krijuar me teknologji, janë po aq të denjë sa aktorët e tjerë.

Megjithatë, për jurinë kjo nuk ka pasur vlera. Në fund të fundit, askush nuk e pëlqen idenë për tu zëvendësuar me një makinë.

m.xh/NOA

KOMENTE