Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beqja: Buxheti i qeverisë, antisocial
English

Beqja: Buxheti i qeverisë, antisocial

Tiranë, 8 mars, NOA - Partia Socialiste e cilësoi buxhetin e qeverisë si të papërshtatshëm për të përballuar nevojat sociale të vendit. Deputeti, Ilir Beqja, u shpreh sot se "sa më shumë analizojmë këtë buxhet, aq më shumë del në pah sa e gënjeshtërt ka qenë propaganda e Sali Berishës gjatë gjithë vitit 2009".

Ai theksoi se votuesit shqiptar janë mashtruar me rritje pagash e pensionesh dy muaj para zgjedhjeve.

" Sali Berisha e ka ditur që në fillim që propaganda e tij ishte mashtrim, prandaj në 28 qershor zbatoi skemën e Ruzhdieve. Duke i dëshmuar sot shqiptarëve të vërtetat e realizmit të buxhetit të shtetit për vitin 2009, ne do të provojmë se sa antisocial ka qenë ky buxhet", u shpreh Beqja.

Sipas tij, pasqyrat fiskale e ministrisë së Financave, i mbahen të fshehura ashtu si e vërteta e kutive të 28 qershorit,

"Në vitin 2009 shpenzimet për paga janë 5 % më të ulëta se në vitin 2008. Këtu përfshihen edhe pagat e 38 mijë arsimtarëve të cilëve Sali Berisha sot duhet të kërkojë falje sepse mezi mbajti vetëm gjysmën e premtimit që do t'u dyfishonte pagat", u shpreh Beqja.

m.xh/NOA

KOMENTE