Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fondacioni Fëmijët shqiptarë , 8 Marsi te Motrat e Nënë Terezës
English

Fondacioni "Fëmijët shqiptarë", 8 Marsi te Motrat e Nënë Terezës

Tiranë, 8 mars, NOA -Fondacioni "Fëmijët shqiptarë", drejtuar nga znj. Liri Berisha, kanë zgjedhur për të uruar festën e 8 Marsit shtëpinë e Motrave të Nënë Terezës, ku mbështeten njerëz me shëndet të dobët, të pastrehët si dhe të vetmuarit. Ky aktivitet i bashkëngjitet në këtë mënyrë, të gjitha aktiviteteve të ndryshme që ky Fondacion po organizon me rastin e 100-vjetorit të lindjes së misionares së madhe, Nënë Tereza.

Në këtë shtëpi, u organizua një pritje e thjeshtë, por që mbartte shumë dashuri dhe respekt ndaj këtyre grave.

Duke shkëmbyer urimet të përzemërta gjatë këtij takimi, këto zonja shprehën mirënjohje të thellë ndaj vizitës së zonjës Berisha dhe bashkëpunëtorëve të Fondacionit.

Bëhet me dijeni se Fondacioni "Fëmijët shqiptarë", në bashkëpunim dhe me Fondacioni "Lehonia" dhuruan karroca invaliditeti, si dhe dhurata të ndryshme të përgatitura nga stafi i "Fëmijët shqiptarë".

Një lule për çdo grua dhe një urim i ngrohtë shoqëruan këtë ditë të veçantë për këto gra për të cilat kujdesi ndaj tyre vazhdon dhe mbetet në vëmendje të Fondacionit "Fëmijët shqiptarë".

n.e/NOA

KOMENTE