Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KFOR, vazhdon ngrirja me FSK-në
English

KFOR, vazhdon "ngrirja" me FSK-në

Prishtinë, 8 mars, NOA - Nuk ka rifilluar ende bashkëpunimi i forcave të KFOR-it me me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pas ngrirjes së raporteve që u shkaktua nga paraqitja publikisht me armë në manifestimet e UÇK-së i anëtarëve të saj. Ka qenë komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, i cili ka vendosur menjëherë pezullimin e raporteve mes dy palëve, duke ngrirë në këtë mënyrë përkrahjen dhe trajnimin e anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në komunikatën që njoftoi pezullimin, thuhej se ai do të vazhdonte deri në një njoftim të ardhshëm, duke mos e saktësuar kohën.

E megjithatë zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh, shpreson se situata do të tejkalohet. "Edhe më tej kemi raporte të ngrira me FSK-në, por do të shohim se çka do të sjellë e ardhmja. Jemi të sigurt se do të kemi sërish bashkëpunim", thotë Hans Peter Buh. Në anën tjetër, zyrtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke mbrojtur vendimin e paraqitjes së Gardës së armatosur gjatë manifestimit të FSK-së, thonë se kanë respektuar urdhrat që kanë ardhur nga qeveria. n.e/NOA

KOMENTE