English

Nigeri, policia rivendos rendin

Jos, 8 mars, NOA - Policia ne Nigeri thotë se ka rivendosur rendin në tre fshatra të cilët ishin në qendër të dhunës më të fundit, nga ushtrimi i së cilës u vranë qindra vetë në Nigerinë Qendrore. Kështu, qindra burra, gra dhe fëmijë janë vrarë në fshatrat e Dogo-Nahaëa, Fan, dhe Zot në jug të rajonit Jos për shkak të kundërvënieve fetare mes zonave, duke shkaktuar familje të tëra që ishin rrahur për vdekje me shpata.

Ndërkaq, akuza të rënda u bënë edhe ndaj autoriteteve lokalë të cilat thuhet të kishin nxitur dhunën.

Këto vrasje shpesh përshkruhen nga politikanët lokalë, si një konflikt fetar apo sektarian, por në fakt kjo është një luftë mes grupeve të ndryshme etnike për tokë pjellore dhe burime në rajonin e njohur si brezi i Mesem i Nigerisë.

n.e/NOA

KOMENTE