English

PS në Kuvend: Nismat tona zgjidhin krizën

Tiranë, 8 mars, NOA Update - Projektligji i paraqitur nga Partia Socialiste për ndryshime mbi komisionet hetimore parlamentare, paraqet zgjidhje për krizën politike në vend.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni deputeti socialist, Damian Gjiknuri, në një mbledhje të posaçme të komisionit parlamentar të Çështjeve Kushtetuese dhe Ligjeve, ku janë marrë sot në shqyrtim nismat e selisë rozë për transparencën e zgjedhjeve.

"Jemi të mendimit se ky projektligj paraqet transparencë për proceset zgjedhore në vend dhe nuk synon ndryshimin e rezultatit zgjedhor", tha ndër të tjera Gjiknuri.

Bëhet fjalë për një nismë mbi ndryshimin e ligjit aktual mbi komisionet hetimore parlamentare, si edhe një tjetër me kërkesën për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, të paraqitura në Kuvend nga selia rozë.

n.e/NOA

KOMENTE