Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Përfaqësimi i gruas, duhet të shtohet
English

Rama: Përfaqësimi i gruas, duhet të shtohet

Tiranë, 8 mars, NOA Update - "Politika jonë e re e ka transformuar përfaqësimin e gruas në parlament në një reformë për rritjen e pranisë së saj, por kjo ende nuk do të thotë shumë, pasi ka ende për të bërë".

Këto fjalë ka zgjedhur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, për të përshëndetur gratë socialiste në ditën e 8 Marsit, në takimin që është duke u zhvilluar në mjediset e Hotel Tirana, posaçërisht për festën e tyre.

Duke bërë me dije se në Shqipëri ende kjo ditë konceptohet si një festë dhe aspak ditë protestash, ai tha se në selinë rozë ka filluar edhe projekti i një riorganizimi të forumit të Gruas në PS, i cili nënkupton një qasje të re të gruas në politikë.

Sipas kryesocialistit, dita e 8 Marsit shërben edhe për të kujtuar përpjekjet e grave për paqe dhe demokraci, si dhe rastin për të përshëndetur të gjitha gratë shqiptare që edukuan dhe rritën breza të tërë.

Ndër të tjera, bëri me dijeni se Partia Socialiste ka arritur që të ndërthurë në anëtarësinë dhe drejtimin e saj, gra që vijnë nga një eksperiencë e fortë dhe e larmishme politike, me ato që kanë eksperiencë, e cila vlen për të kuptuar sa shumë duhet rritur përfaqësimi i gruas në shoqëri.

"Ato bartin eksperiencën e betejave qytetare në shoqërinë civile, të cilat përballen me këtë mjedis ende patriarkal dhe një mjedisi të kulturuar dhe të edukuar evropian", ka thënë ai për disa femra që vijnë nga shoqëria civile në Partinë Socialiste.

n.e/NOA

KOMENTE