Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shumaker: Mos prisni të fitojë menjëherë
English

Shumaker: Mos prisni të fitojë menjëherë

Berlin, 8 mars, NOA - Legjenda e garave Formula 1 pas tre vitesh pushim ndjehet i gatshëm për të rifilluar dhe një herë garën. Por këtë herë u thotë admiruesve të tij që të mos presin trofe që në fillim.

Komentet për mundësinë e mos fitimit të garës, Shumaker i ka bërë në sitin e tij të internetit, ku thotë se është gati të luftoj, por nuk premton titull.

"Sigurisht që jam gati të luftoj për titullin, por nuk jemi të detyruar të fitojmë, të paktën jo me njëherë", thotë kampioni në faqen e tij të internetit.

"Kam qenë i qartë, nuk jemi të detyruar të fitojmë që në fillim", ka shtuar Shumaker.

Mediat gjermane i kushtojnë hapësirë të gjerë rikthimit të kampionit me gjashtë medalje, por më shumë se spektaklit që do dhurojë, flasin dhe për milionat që do të marrë nga rifutja në sportin me miliona euro investime.

Sipas komentuesve të Forumula 1, Shumaker, në timonin e makinës Mercedes megjithë 41 vitet që ka mbi supe duhet të tregojë se i ka merituar titujt që ka marrë në garat e mëparshme.

m.xh/NOA

KOMENTE