Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmet në Turqi, vdesin 38 veta
English

Tërmet në Turqi, vdesin 38 veta

Ankara, 8 mars, NOA - Edhe Turqia është tronditur nga një tërmet, i cili ka shkaktuar viktima dhe mjaft të lënduar. Sipas të dhënave sizmologjike që mbërrijnë nga ky vend, bëhet fjalë për një tërmet që ra në lindje të Turqisë në të cilin kanë humbur jetën të paktën 38 njerëz. Lëkundjet e tokës kanë ndodhur në mëngjes herët me një fuqi prej 6 shkallë Rihter. Epiqendra e tij ndodhej në afërsi të qytetit Karakoçan në lindje të provincës Elazig dhe mjaft shtëpi janë shembur.

Turqia është tronditur shpesh nga tërmetet, sepse aty përplasen me njëra-tjetërn pllakat kontinentale të Afrikës dhe Evropës.

Në vitin 1999, nga dy tërmetet e rënda në veriperëndim të vendit humbën jetën rreth 20.000 njerëz.

Ndërkaq, javët e fundit bota është tronditur nga dy tërmete të mëdha, një në Kili dhe një në Haiti, ku kanë vdekur me mijëra persona.

n.e/NOA

KOMENTE