Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Zëri i gruas, të dëgjohet çdo ditë
English

Topalli: Zëri i gruas, të dëgjohet çdo ditë

Ankara, 8 mars, NOA - "Nga tryezat në familje dhe deri në tryezat e vendimmarrjes, gratë duhet të luftojnë për të garantuar çfarë u takon, për zotësi apo inteligjencë, për aftësi apo potecial të dhënë nga perëndia; në çdo çast ato duhet të përpiqen të sfidojnë kohën".

Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga kryeparlamentarja Topalli, e ftuar speciale nga kryeministri turk, Erdogan, në Samitin botëror për të drejtat e grave "Gratë sfidojnë kohën në shtëpi e shtet".

Sipas saj, është sfidë e përditshme ajo e grave për demokraci në shtëpi, në treg dhe në shtet, për të mos qenë një shërbëtore në familje dhe e shoqërive tona.

"Në fund të kësaj dite, secila prej nesh merr me vete një udhërrëfyes për iniciativa konkrete dhe një axhendë për të arritur barazi gjinore dhe tok me to moton tonë "Të mos dorëzohemi asnjëherë! Sepse ne kemi forcën të qëndrojmë në këmbë, kemi guximin për të ndryshuar dhe jemi bërëse të ndryshimit", tha më pas Topalli.

Sipas saj, gratë e mbarë botës ndajnë një të ardhme të përbashkët, prandaj zëri i tyre nuk duhet të jetë ai i një dite, i një date, por i çdo dite të jetës. Në fund, Topalli ka deklaruar se "sa herë jemi bashkë, është apel për veprim, për ndërgjegjësim se në shoqërinë ku gruaja është e respektuar dhe e trajtuar me dinjitet, ka dashuri për fëmijët dhe familjet, ka shpresa dhe ëndrra për një të ardhme të fortë të perbashkët në Lindje dhe në Perëndim".

Samiti "Të drejtat e gruas bashkojnë Lindjen dhe Perëndimin" mblodhi gra lidere nga gjithë bota, deputete e senatore nga Spanja, Danimarka, Pakistani, Suedia, Ballkani, Lindja etj, për të shkëmbyer eksperiencat e tyre në përballje me mendësitë, traditat, paragjykime dhe sfidat. n.e/NOA

KOMENTE