Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Legjislativi të tejkalojë debatin politik
English

Topi: Legjislativi të tejkalojë debatin politik

Tiranë, 8 mars, NOA - Organi legjislativ duhet ta tejkalojë debatin politik dhe të fokusohet në realizimin e reformave që i duhen vendit në kuadrin e procesit të integrimit.

Një deklaratë të tillë, kreu i shtetit Bamir Topi, njëherësh edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në mbledhjen e këtij institucioni, duke theksuar më tej se në fjalën e tij se komunikimi me gjykatat është shumë i nevojshëm.

Duke uruar më pas të gjitha gratë me rastin e 8-marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kreu i shtetit tha se dëshiron që të ketë më shumë gra në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Ndërsa në lidhje me problematikat aktuale të sistemit të drejtësisë, ai tha se "duhet me patjetër transparencë me publikun".

"Duhen realizuar ndryshime sa më cilësore dhe konkurrencë e ndershme për gjyqtarët. Nga reforma në drejtësi, varet edhe integrimi i vendit", shtoi më pas kreu i KLD-së.

n.e/NOA

KOMENTE