Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shërbimi i regjistrimit, online
English

Berisha: Shërbimi i regjistrimit, online

Tiranë, 10 mars, NOA - Kryeministri Berisha thirri në një mbledhje Grupin Ndërministerial të punës për thellimin e reformës së regjistrimit të biznesit, duke theksuar se sa më parë shërbimi i regjistrimit të biznesit, me gjithë sukseset e dukshme dhe shkurtimin drastik të kohës së regjistrimit, do të duhet të modernizohet dhe të kalojë në shërbimin e regjistrimit online. Për këtë qëllim, u vunë detyra konkrete për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që nën koordinimin e Ministrit të Shtetit për Reformat, të përcaktojnë një plan veprimi brenda një periudhe të shkurtër, për kalimin në regjistrimin online të biznesit.

Në takim merrnin pjesë Ministri i Shtetit për Reformat, Genc Pollo, drejtues të lartë të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, të Autoritetit Kombëtar të Çertifikimit Elektronik etj.

n.e/NOA

KOMENTE