Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy popuj, një det, një miqësi
English

"Dy popuj, një det, një miqësi"

Speciale/ Prezantimi zyrtar i stinës së evenimenteve italiane "Italia e Shqipëria 2010 - Dy popuj, një det, një miqësi"

Tiranë, 10 mars 2010 NOA - Ambasada Italiane në Tiranë në bashkëpunim me shumë partnerë institucionale dhe private, italiane dhe shqiptare, organizon "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi": një stinë e madhe evenimentesh që ka për qëllim të theksojë raportin e mrekullueshëm ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si dhe ndërmjet italianëve dhe shqiptarëve.

Në fakt lidhjet janë tradicionalisht shumë të forta. Afrimiteti kulturor dhe miqësia ndërmjet dy vendeve përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kësaj lidhje dhe bashkëpunimi është shumëanësh.

Në nivelin politik, Italia ka mbështetur fuqimisht Shqipërinë që në fillim të viteve ‘90 përgjatë rrugës së konsolidimit institucional dhe të zhvillimit social-ekonomik. Sot, Italia mbështet me bindje aspiratat europiane të Tiranës.

Takimet politike dhe ato ndërmjet krerëve ndjekin njëra tjetrën, pavarësisht ngjyrave politike të njërit apo tjetrit prej Vendeve, duke dëshmuar kështu veçantinë e raportit dypalësh.

Në 12 shkurtin e kaluar dy Kryeministrat ai shqiptar dhe ai italian firmosën një Deklaratë Partneriteti Strategjik: një instrument politik për të strukturuar, intensifikuar dhe thelluar dialogun ndërmjet dy vendeve në një shumëanshmëri drejtimesh. Në aspektin ekonomik, lidhjet janë shumë dinamike (Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë dhe investitori i parë i drejtpërdrejtë, 18 mijë shoqëri të vogla private shqiptare ushtrojnë aktivitet në Itali).

Ky partneritet i privilegjuar ka në themelet e saj lidhjet e forta dhe spontane të shoqërisë civile italiane dhe shqiptare: në Itali është i pranishëm komuniteti shqiptar, aktiv dhe i mirëintegruar, i përbërë nga pothuaj gjysmë milioni personash, ndërkohë që në Shqipëri ndodhet një komunitet italian dhe pse modest në terma numerikë por shumë aktiv dhe i pranishëm në të gjithë territorin.

Janë 18 mijë studentë shqiptarë që frekuentojnë Universitetet Italiane dhe 85 mijë studentë shqiptarë të regjistruar në shkollat e arsimit të detyrueshëm në Itali. Ata përfaqësojnë një burim autentik.

Duke e përmbledhur, ajo ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, është një miqësi speciale që i kalon raportet klasike ndërmjet vendeve fqinjë. Kjo miqësi është një model i vërtetë për marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve.

Është pikërisht nga këto shqyrtime që lind ideja për t'i dedikuar dialogut të mrekullueshëm dypalësh një "pranverë italiane" të evenimenteve në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Programi "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", do t'ju lejojë të merrni pjesë në 25 koncerte dhe spektakle, 5 prezantime kinematografike, 10 ekspozita fotografie, 28 konferenca, 5 manifestime sportive, 7 iniciativa në sektorin e ekonomisë dhe tregtisë, 6 aktivitete në fushën e arsimit dhe 5 konkurse me tematika të ndryshme.

Hapja e evenimenteve, më 14 mars në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, i është besuar kompanisë italiane të kërcimit akrobatik "Kataclò". "Kataclò" është e famshme në gjithë botën dhe do të paraqesë një spektakël sugjestionues akrobatik me titull Love machines dedikuar Leonardo da Vincit.

Opera Rigoletto Giuseppe Verdit (20 Mars) dhe koncerti violinistit të famshëm Uto Ughi (8 Prill) do të inaugurojnë stinën stimuluese të koncerteve.

Ndërmjet ekspozitave që do të organizohen do të jenë ato të artit klasik dhe bashkëkohor në titullin "Classici Splendori" dhe "Atmosfere del ‘900" (21 Prill - 18 Maj), me 80 vepra nga me prestigjozet të koleksioneve të pikturës italiane (Ca' la Ghironda); regjizori Giuseppe Tornatore (Nuovo Cinema Paradiso, Baarìa), do të jetë i ftuar special në një prezantim kinematografik të rëndësishëm (28 Prill- 2 Maj).

Nga 22 deri në 25 prill, në përputhje dhe me Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, do të mbahet Salloni i Librit italian dhe shqiptar: në qendër të Tiranës do të krijohen hapësira të posaçme të dedikuara literaturës më të mirë, italiane dhe shqiptare, por mbi të gjitha dedikuar veprave letrare që shprehin lidhjen kulturore ndërmjet dy vendeve.

"Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", do të jetë mbi të gjitha një mundësi për të diskutuar dhe reflektuar mbi tematika të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë: bashkë me politikanë dhe intelektualë të spikatur do të flitet për infrastrukturën dhe Evropën; e një rëndësie të veçantë do të jetë konferenca ndërkombëtare dedikuar Korridorit VIII (29 - 30 Prill) i cili do të kontribuojë për të afruar Ballkanin Perëndimor me vendet e BE-së si dhe konferenca mbi fondet evropiane (IPA) për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ( 19 Maj).

Një hapësire e gjerë do t'i lihet edhe produkteve "Made in Italy" me një edicion special të Fiera del Levante në Tiranë, ndërkohë që instituti për tregëtinë e jashtme (ICE) do të realizojë evenimente promocionale të dedikuara sektorit gastronomik italian.

Kooperacioni për Zhvillim i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane, që këtë vit mbush 20 vjet aktivitet në Shqipëri, do të jetë "protagonisti" i muajit Prill: konferenca, seminare, tavolina të rrumbullakëta dhe ekspozita do të jenë pjesë e kësaj përkujtimoreje. Gjithashtu, konkursi mbi aktivitetin e Kooperacionit për Zhvillim në Shqipëri do të vlerësojë me çmime reportazhin dhe artikullin gazetaresk më të mirë.

Një konferencë shumë e rëndësishme, në të cilën do të marrin pjesë shumë personalitete do të përballet me temën "Imigracioni dhe Integrimi" (6 Maj) dhe për të mbledhur mendimet e shumta të sektorëve të shoqërisë civile do të krijohet "Forumi i Dialogut të Shoqërisë Civile italiane dhe shqiptare" që mund të zhvillojë një rol të rëndësishëm ndërlidhës ndërmjet institucioneve të dy Vendeve me qëllim dhënien e më shumë përgjigjeve të përshtatshme për çështjet e aktualitetit.

Arsimi është një pjesë tjetër e rëndësishme e kësaj "pranvere italiane": "ExposcuolaDireFuturo" (23-24 Mars) do të mundësojë thellimin e tematikave të formimit në shkollë. Shqipëria është një vend me popullsi të re, kështu që të rinjtë shqiptarë do të jenë në qendër të vëmendjes së kësaj stine.

Për këtë arsye, ndërmjet shumë iniciativave, do të ketë një eveniment të madh muzikor Italodance Festival (12 qershor), aktivitete sportive si Milan School Cup (7-8 Maj), një turne futbollistik për fëmijë të shkollave shqiptare dhe një turne Beach Volley (6 Qershor) dhe një Kurs Vele i organizuar nga Trupi i Guardia di Finanza Italiane (Qershor).

Është gjithashtu në program një loje argëtuese e quajtur "Gjuetia e thesarit" e shoqëruar me vlerësime me çmime e cila do të zhvillohet në rrugët e Tiranës, si dhe shumë aktivitete të tjera.

Duke e përmbledhur, nga marsi në qershor "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", do të jetë një moment i rëndësishëm për reflektim dhe argëtim, në drejtim të miqësisë së madhe mes dy vendeve tona.

e.r/NOA

KOMENTE