English

Futet në polici i armatosur: Allahu është më i madhi

Duke përfituar nga dera e kazermës së karabinierëve e cila ishte e hapur 33 vjeçari maroken është futur në ambientet brenda saj i armatosur dhe duke bërtitur "Të gjithë jemi bijtë e Allahut, Allahu është i madh"

Pisa, Itali 10 Mars NOA - Është futur në rajoni e policisë në Pisa të Italisë, një burrë me origjinë nga Maroku, i cili ishte i armatosur.

Duke përfituar nga dera e kazermës së karabinierëve e cila ishte e hapur 33 vjeçari maroken është futur në ambientet brenda saj i armatosur dhe duke bërtitur "Të gjithë jemi bijtë e Allahut, Allahu është i madh".

Marokeni ishte i njohur nga policia vendase dhe për këtë akt ai u arrestua nga ata dhe tashmë po mbahet nën arrest nga autoritetet e vendit.

r.b/NOA

KOMENTE