English

Hyseni takime në Strazburg për integrimin

Strasburg, 10 Mars, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka nisur sot një vizitë zyrtare në Strasburg, ku në qendër të axhendës së tij do të jetë integrimi i Kosovës dhe intensifikimi i marrëdhënieve me vendet e BE-së.

Gjatë qëndrimit në Strazburg, Hyseni do të zhvillojë takime të shumta në Parlamentin Evropian.

Ndërkohë, dje, ministri Hyseni iu drejtua grupit punues Pan Europa, në një sesion të veçantë, për të folur për arritjet e Kosovës në dy vitet e pavarësimit të saj, për sfidat dhe vështirësitë që ajo përballet dhe me ato që e presin në të ardhmen.

Qëndrimin e tij në Strasburg, ministri Hyseni, pritet që ta shfrytëzojë po ashtu edhe për të takuar disa anëtarë të parlamentit Evropian, udhëheqës grupesh punuese edhe nga vende që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

NOA

KOMENTE