Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuçi: Pse na duhen njohjet e reja
English

Kuçi: Pse na duhen njohjet e reja

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti një delegacion të studiuesve, ish-bursistë të British Council

Prishtinë, 10 mars 2010 NOA - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur një grup të studiuesve, nga vende të ndryshme të botës, kryesisht nga vendet të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Studiuesit kanë qenë bursistë të British Council-it, dhe kanë studiuar në universitete të ndryshme të Britanisë së Madhe. Zëvendëskryeministri ka njohur studiuesit me zhvillimet në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat është duke kaluar aktualisht Kosova.

Fillimisht zëvendëskryeministri Kuçi ka njohur mysafirët për historikun e zhvillimit të çështjes së Kosovës, dhe zhvillimeve që kanë sjell deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Deklarimi i pavarësisë së Kosovës ka qenë një zhvillim logjik i rrethanave dhe proceseve në Kosovë, ka thënë Kuçi, dhe ka shtuar se shpallja e pavarësisë është bërë në koordinim të plotë me të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë.

"Sot ne shikojmë nga e ardhmja dhe angazhohemi për një jetë të qetë, në paqe dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës", ka thënë zëvendëskryeministri.

Ai ka njohur mysafirët edhe me ndërtimin e sistemit kushtetues dhe juridik të Kosovës të cilin e ka vlerësuar më të avancuarin në rajon për qasjen afirmative ndaj komuniteteve minoritare në Kosovë.

Zëvendëskryeministri ka theksuar se zhvillimet në veri të Kosovës janë një sfidë të cilën institucionet dhe Qeveria e Kosovës janë duke u angazhuar që me mjete demokratike ta zgjidhin. Z.Kuçi ka prezantuar Strategjinë e Qeverisë Kosovës për veriun dhe ka njohur me angazhimet për zbatimin dhe arritjen e objektivave për të integruar edhe këtë pjesë të Kosovës.

Duke vlerësuar njohjet e deritashme për shtetin e pavarur të Kosovës, Kuçi ka theksuar se Kosovës i duhen njohjet e reja për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për të ndërtuar një shoqëri të hapur, demokratike dhe tolerante me mundësi për të gjithë qytetarët e saj.

Kurse mysafirët janë interesuar për situatën e përgjithshme në Kosovë, sigurinë dhe raportet me Serbinë, funksionalitetin e sistemit në Kosovë, raportet me shoqërinë civile dhe opozitën, si dhe për perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE