Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miratohen ndryshimet për SHISH
English

Miratohen ndryshimet për SHISH

Tiranë, 10 mars, NOA - Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese ka miratuar sot ndryshimet e propozuara në lidhje me funksionimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërsa do të dërgohet për votim në parlament në seancën e 18 marsit. Në seancë ka qenë i pranishëm edhe vetë drejtori i SHISH-it, Bahri Shaqiri, i cili ka paraqitur mendimet e tij në lidhje me projektligjin e ri. Në përfundim të mbledhjes e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, kërkesë kjo e Shaqirit, komisioni parlamentar ka miratuar bashkë me amendimet e tij projektligjin në fjalë, i cili kufizon mandatin e drejtuesit të këtij institucioni në 5 vjet.

Nëse drafti do të miratohet në Kuvend pa ndryshime, atëherë i bie që Shaqiri të lërë detyrën pasi në shkurt të 2010 ka bërë 5-vjet në krye të institucionit dhe sipas ligjit të ri, do ta dorëzonte atë. Ndërsa amendimet e propozuara nga vetë Shaqiri nuk preknin mandatin e tij 5-vjeçar të kërkuar në draft si dhe varësinë e institucionit që drejton nga qeveria, pika këto të kundërshtuara fuqishëm nga opozita.

n.e/NOA

KOMENTE