Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisi kthimi pas i azilkërkuesve
English

Nisi kthimi pas i azilkërkuesve

Bruksel, 10 mars, NOA - Pasi ka vendosur kthimin mbrapsht të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë që kërkuan azil politik, Belgjika ka filluar sot konkretisht nisjen e tyre me autobusa drejt vendeve të origjinës. "Eshtë një autobus i cili financohet nga shteti belg dhe udhëtimi pritet të zgjasë nga 30 deri në 35 orë", ka pohuar lidhur me një fakt të tillë për mediat, Dominique Ernould, zëdhënëse e zyrës së të huajve në Belgjikë.

Bëhet me dijeni ndër të tjera se bileta e autobusit për këta shtetas ballkanas është falas dhe brenda tij atyre do u ofrohet edhe ushqim, duke siguruar kështu kthim të shëndoshë në shtëpitë e tyre.

Autoritetet në Belgjikë presin që kthimi i azilkërkuesve t'i bëjë të kuptojnë qytetarët e Ballkanit se lëvizja e lirë me vendet Shengen do të thotë thjesht një qëndrim 90 ditor tek to dhe aspak azil, siç kanë dëshiruar ata që po kthehen në vendet e origjinës.

n.e/NOA

KOMENTE